Në mes të natës dëbohet familja shtatë anëtarëshe në Kosovë

0

 

Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë,” tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet ta lëshojë Gjermaninë dhe kush jo.

Në natën e së martës në Oelsnitz është dëbuar një familje shtatë anëtarëshe nga Kosova. Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruan freiepresse.de.

“Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë,” tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet ta lëshojë Gjermaninë dhe kush jo.

Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurtë. Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz. Fëmija më i ri është lindur në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Familjes pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i “duldung”.

“Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar,” thotë më tej Stöhr, e ckla khs`te ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.
%0
%AB`bai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit e Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurtë. Për këtë Reiner Stöhr është e frustruar dhe e zemëruar.

“Duhet të pyesësh, se pse vjen deri te kjo mënyrë,” thotë në fund ajo.

PËRGJIGJU