Haziri: Mërgimtarët janë heronj të gjallë!

0
Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me titull: ”Mërgimtarët pasuria e Anamoravës”, u tha se shërbimet komunale tashmë janë avancuar dhe se përfitues janë kryesisht diaspora. Kurse kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se bashkatdhetarët janë heronj të gjallë për muam sepsem ata janë kontribuuesit më të mëdhenj.
Debati pati në fokus problemet që ka mërgata gjatë pushime, ballafaqimet e tyre me situatat e ndryshme në vendlindje, propozimet, këshillat dhe vërejtjet që mund të kenë në kohën kur ndodhen për pushime.
U tha se Anamorava ka pasuri të madhe dhe të pashtershme mërgimtarët të cilët janë pothuajse financuesit kryesor që e mbajnë gjallë jetën e shumë familjeve shqiptare.
Kreu i Komunës së Gjilanit, tha se për ne ju nuk jeni diasporë, e as të huaj, por jeni familje e jona dhe pjesë aktive e qytetit tonë. Lutfi Haziri tha se është i hapur për mërgimtarët dhe se i takon çdo ditë.
“I kemi 92 kamera të vendosura në qytet edhe pse jemi qyteti me nivelin më të madh të sigurisë, derisa gjobat pritet të bëhen online për shkelje të trafikut. Bashkatdhetarët janë heronj të gjallë për mua, sepse, ata janë kontribuuesit më të mëdhenj” tha ai.
Ndërkaq ka falënderuar shoqatat e ndryshme që po e rregullojnë ambientin në vendlindjet e tyre, si: Në Pograxhë, Dobërqan e Zhegër.
Ai tha se kontributi i mërgimtarëve në rrafshin ekonomik dhe patriotik është ende i pa vlerësuar, sepse, kanë kontribuar në paqe dhe stabilitet.
“Mëragata është katalizator i mirëqenies sociale. Investitorët e mërgatës ende po hezitojnë me investue në Kosovë, korrupsioni është pengesa kryesore edhe psikologjike edhe faktike. Pritet të ketë lehtësira në këtë fushë. Gjilani është ndërtuar nga dy gjenerata, por kryesisht me mjetet e diasporës. Vetëm Anamorava i ka 110 kompani nga Zvicra, dh investoni në atdhe, sepse, ky është heroizëm” tha Haziri.
Sipa tij, trafiku ka ende tollovi dhe merr kohë dhe është e mërzitshme dhe e lodhshme.
“Kërkoj mirëkuptim dhe tolerime nga policia ndaj mërgimtarëve, megjithatë kujdes maksimal duhet të kemi në trafik të gjitha palët, sepse, është në pyetje jeta e njerëzve” shtoj Haziri.
Bardhyl Syla drejtor i Administratës së Përgjithshme tha se është arritur të krijon kushte dhe lehtësira administrative.
“Disa veprime tashmë janë realizuar, siç janë, heqja e pauzës, lehtësira në organizimin e sporteleve, ska më bredhje të qytetarëve nga një sportel në sportelin tjetër, shqyrtimi i kërkesave kryhet brenda ditës, aplikimi online gjithashtu është në shërbim të mërgimtarëve”, tha drejtori Syla.
Kurse , Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se policia është e përgatitur me logjistikë dhe personel.
“Mërgimtarët duhet të ofrojnë përvojën e tyre edhe në Kosovë. Policia po bënë fushatë vetëdijësuese për publikun. Kujdesuni për pasuritë e juaja, mos jepni të holla për lypsarët, sepse, disa prej tyre po i keqpërdorin. Po na shtohen rastet e vjedhjeve. Janë bashkërenduar punët institucionale në aspektin e sigurisë në trafik” tha Hashani.
Florim Maliqi mërgimtarë kërkojë që pagesat e trafikut të bëhen direkt. Berat Rushiti mërgimtar kërkoj që të gjobitën vozitësit qofshin ata edhe mërgimtarët.
”Vërtet jemi të kënaqur me shërbimet komunale, sepse, ka një disiplinë në punë dhe ka një angazhim maksimal të punonjësve komunal”, tha ai. Kurse Shaban Terziu ka falënderuar komunën për shërbimet e mira komunale.
Muharrem Bajrami tha se ka pasur shumë qeveri, mirëpo puna më e suksesshme është e kësaj qeverisje komunale.
Demir Krasniqi ka dhënë disa vërejtje për lëshime teknike që ndodhin nëpër qytet, derisa Muharrem Maliqi mërgimtar tha se pritjet e mërgimtarëve në kufi janë të mërzitshme.
Asllan Gërbavci lavdëroj punën e qeverisjes komunale. “Vërtet janë për çdo lakmi, sepse, Gjilani po ndërtohet çdo ditë” tha ai.
Togere, Sanije Kqiku, tha se policia po i përcjell të gjitha veprimet e dukurive negative dhe jemi të përkushtuar që të parandalojmë çdo incident të mundshëm në trafik e gjetiu.
”Mundohuni të festoni me zemër nëpër ahengje, mundohuni të vozisni me vetëdije të plotë në trafik dhe maksimalisht të jeni të përgjegjshëm për veprimet e juaja” ishte porosia e togerës Sanije, për të gjitha grupet./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU