Problemi me tabelat në Karaçevë, zgjidhet nga mesi i shtatorit

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim komandantin e njësisë Jug-Lindje të KFOR-it, Daniele Bajata.

Në këtë takim të llojit konsultativ, u bisedua në lidhje me tabelat e vendosura në fshatin Karaçevë.

Komandanti Bajata tha se e ka sqaruar çështjen e gjuhës së përdorur edhe me eprorin e tij dhe në fund të këtij muaji do të vijnë me tri versione të tabelave.

Sipas tij, sapo t’i kenë versionet do të konsultohen fillimisht me Komunën e Kamenicës dhe përfaqësuesin e fshatit, e pastaj do të vendosin bashkarisht për tabelën, në mënyrë që të jetë e kuptueshme edhe për qytetarët, ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e UNMIK-ut.

Bajata u zotua se deri në mesin e muajit shtator çështja e tabelave do të përfundohet.

E kryetari Kastrati, falënderoi komandantin Bajata për gadishmërinë dhe përpjekjet për ta rregulluar këtë çështje.

PËRGJIGJU