Ky është qyteti më i mirë për të jetuar në botë

0

 

Qyteti më i mirë për jetën, sipas analizës së EIU, është Vjena, ndërsa më pak i përshtatshëm është Damasku në Siri.

Kjo është hera e parë që një qytet evropian ka qenë në krye të studimit vjetor.

Sipas raportit vjetor të gazetës britanike “Economist”, ndër 10 qytetet më të përshtatshme për jetë janë: Melburn, Osaka, Kalgari, Sidnej, Vankuver dhe Kopenhaga.

Lista përmban 140 qytete të ranguara nga një numër faktorësh, duke përfshirë stabilitetin politik dhe social, krimin, arsimin dhe qasjen në sistemin shëndetësor.

Këtë vit, Vjena mposhti Melburnin, i cili kryesonte listën për shtatë vjet. Dy qytete të tjera australiane kanë hyrë në dhjetë të parët – Sidnei dhe Adelaide.

Ndër 10 qytetet më të këqija për jetë, përveç Damaskut, janë edhe Daka, Lagos, Karaçi, Algjeri dhe Dakari.

Krimi, terrorizmi dhe lufta janë faktorë që kanë ndikuar që këto qytete të renditen në mënyrë të dobët, thuhet në analizë.

PËRGJIGJU