327 milionë euro investime të huaja në 6 muajt e parë të vitit

0

 

Për gjysmë viti, në Maqedoni kanë hyrë 327 milionë euro investime të huaja direkte. Kjo është tre herë më shumë në krahasim periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por shifrat e publikuara nga Banka Popullore tregojnë se gjysma e këtyre parave ose 170 milionë euro janë fitim i riinvestuar i kompanive të huaja që veprojnë në vend, ndërsa 162 milionë euro janë kreditë që investuesit e huaj i kanë tërhequr nga kompanitë e tyre amë.
Zëvendëskryeministri Koço Angjushev thotë se ndonëse disa kompani të huaja i nxjerrin dividendët e tyre, shifrat e Bankës Popullore megjithatë tregojnë se ata kanë investuar shumë më tepër sesa që kanë nxjerrë përmes dividendëve.

Kjo tregon se trendi i investimeve në industrinë e Maqedonisë është përshpejtuar. Ajo tregon se politikat që i kemi prezantuar në përkrahjen transparente të të gjitha kompanive në Maqedoni absolutisht japin një rezultat- deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër

Rritjen e derdhjes së kapitalit të huaj që e shënon Banka Popullore ekspertët e shpjegojnë me stabilizimin e krizës politike në vend. Investuesit e huaj që tashmë operojnë në Maqedoni kanë rritur aktivitetet e tyre, duke reflektuar rritjen e investimeve.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, të ardhurat më të larta të kapitalit të huaj në gjashtë muajt e parë ka nga Bahamet – 25 milion euro, e ndjekur nga Gjermania me 19 milion euro, Turqia me 17 milion euro dhe Austria me 12 milion euro. Vitin e kaluar, hyrja totale e investimeve të huaja në vend arriti në 277 milionë euro.

PËRGJIGJU