Viti: Kryetari Haliti nënshkroi Kartën e Energjisë

0

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e GIZ-it gjerman Maliq Pireci, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEP) për krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në nivel lokal, me c’rast edhe ka nënshkruar Kartën e Energjisë, e cila ka për qëllim, promovimin në mënyrë aktive të efiçiencs së energjisë, energjinë e ripërtritshme dhe menaxhimin e energjisë, si në ndërtesa dhe sisteme të shërbimeve, në shtëpi dhe në sektorin e biznesit.

Përmes nënshkrimit të kësaj karte, kryetarët e 36 komunave të Kosovës pajtohen që të përqendrohen dhe angazhohen për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme energjetike në qytetet e Kosovës dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Njëherit, ata pajtohen që të rrisin efikasitetin e energjisë, përdorimin e burimeve të ripërtritshme, dhe do të menaxhojnë sistematikisht përdorimin e energjisë nëpër komuna. Kjo do të stimulojë krijimin e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik rajonal dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU