Zyra për të rinj në Preshevë organizon shkollën vjetore për të drejtat e njeriut

0

 

Zyra për të rinj në Preshevë  me OJQ Ngo Be Active 16 këtë fundjavë organizon shkollën vjetore për të drejtat e njeriut mbështetur nga pushteti lokal. Shkolla është e destinuar për studentët e shkencave shoqërore, juristëve të rinj, gazetarë dhe aktivistëve nga organizatat e shoqërisë civiledhe të gjithë atyre që synojnë të angazhohen profesionalisht në organizatat e të drejtave të njeriut.

Sipas kryetarit të zyrës për të rinjë, Altin Boriçi ligjëratat intensive do të mbahen të shtunën dhe të dielën nga ora 14.00 deri në ora 18.00. Shkolla e të Drejtave të Njeriut është një përpjekje për të siguruar njohuri për nocionin e të drejtave të njeriut, ndalimin e diskriminimit, të drejtën për jetë, të drejtën për liri dhe sigurinë e personalitetit, të drejtën për një gjykim të drejtë, ndalimin e torturës, trafikimin e qenieve njerëzore, e drejta për jetë në një mjedis të shëndetshëm  dhe të drejtat e njeriut. Zyrja për të rinjë në Preshevë ditëve në vijim do të organizojë edhe një shfaqje për të rinjë nga Bujanoi ku do të prezantohen para publikut preshevarë. Drejtuesi i zyrës për të rinjë premton se deri në fund të vitit kalendarik do të realizojnë edhe një sërë aktivitetesh të tjera që do të prekin preokupimet e të rinjëve preshevarë./presheva.com/

PËRGJIGJU