Pushteti lokal në Bujanoc varet nga SPS dhe partitë e tjera serbe

0

 

Pushteti lokal në Bujanoc varet nga SPS dhe partitë e tjera serbe sepse për fatin e shqiptarëve në këtë komunë vendos Stojance Arsiq, ka thënë për portalin presheva com, kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nagip Arifi.

Gjatë intervistës në studio ai ka folur edhe për kacafytjet verbale që kanë pasur pak ditë më parë me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamaberi ku sipas tijë kjo nuk ishte pasqyrë e mirë për këshilltarët shqiptarë e para së gjithash për një kryetarë komune. Preteksi i mosmarrëveshjeve dhe nxitjes së tensionit ishte pyetja që është bërë nga ana e PD-së për neglizhencën e realizimit të projekteve infrastrukturore në Bujanoc. Cdo herë kur mungon argumenti atëherë plas sherri ka thënë ndër të tjera Arifi. Kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nagip Arifi gjatë intervistës për preshevacom ka folur edhe për takimin sekret në Kumanovë me drejtues të PVD-së, dega Bujanoc të cilët i kanë kërkuar pohim për të larguar nga bashkëqeverisja drejtuesit e atëhershëm të LPD-së gjë që nuk e ka pranuar për asnjë çmim./presheva.com/

PËRGJIGJU