Kastrati: Nuk mund të i mbyllë sytë para atyre që bëjnë shkelje!

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka vizituar disa nga shkollat e Malësisë, të kësaj komune. Sipas tij, thuhet se paraprakisht, kishte marrë shqetësime të vazhdueshme, nga prindërit dhe banorët e kësaj ane, për keq funksionim dhe jo mbarëvajtje të procesit edukativ-arsimor.

Ndërkaq, vizita e tij, për të kontrolluar situatën atje, ishte bërë, pa paralajmërim, thuhet nga kreu i kësaj komune.

“Situata që dukej, nuk ishte vetëm shqetësuese, por ishte alarmuese!”, ka thënë, kryetari Kastrati, duke theksuar se njëra nga shkollat ishte e mbyllur me dry, ndonëse mësimi do të duhej të fillonte!

Tutje, thuhet se, rrugës nga shkolla në shkollë t’a ketë takuar një fëmijë që mëson në njërën nga këto shkolla, i cili ka thënë se në shkollën ku mëson, stufa ndezet vetëm në sallën e arsimtarëve dhe zyrën e drejtorit, por jo edhe në klasë ku mësojnë nxënësit.

“Në fillim e mora me dyshim, atë, që u tha nga ky nxënës, por në shkollën që vizituam, gjetëm stufën e pa ndezur në klasët ku mbahej mësim, përkundër asaj që në sallën e arsimtarëve dhe zyrës së drejtorit që stufat ishin të ndezura”, ka thënë ai.

Kastrati ka thënë se në mandatin e tij nuk dëshiron të largoj askend nga puna, duke theksuar se nuk mund të i mbyllë sytë për ata punëtorë që bëjnë shkelje të tilla.

“Ndonëse, nuk kam vendosur se cilat do të jetë veprimet konkrete, për një gjë jam i sigurt se kjo gjendje nuk do të vazhdojë gjatë”, ka thënë, i pari i kësaj komune./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU