Mirënjohje për kryetarin Haliti nga veterani i arsimit, Ismajl Sokoli

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, kanë pritur, sot, në takim veteranin e arsimit, Ismajl Sokoli. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth temave të ndryshme në interes të shoqërisë, në veçanti mbi sektorin e arsimit.

Me këtë rast veterani i Arsimit, Ismajl Sokoli ka nderuar kryetarin Haliti me një mirënjohje. Kurse kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të krijoj kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët, por në veçanti edhe për sektorin e arsimit, pasiqë, sipas tij, e ardhmja dhe e tashmja e këtij vendi varet nga një shoqëri me edukim dhe arsimimin të mirëfilltë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU