Emërllahu: Qentë endacak rrezik permanent për qytetarët e komunës së Vitisë

0

 

Qentë endacak, tash e sa kohë, janë bërë problem serioz për qytetarët e Komunës së Vitisë. Edhe pse ky problem disa herë është ngritur si shqetësim në takimet e KKSB-së, në Viti nga koordinatori, Imri Emërllahu, situata ka ngelur e pandryshuar.

“Mjaft është kërkuar e folur edhe nëpër shumë takime tjera për zgjidhjen e këtij problemi, por situata vazhdon të jetë e njejtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, numri i qenëve endacak vazhdon të jetë në rritje, sidomos nëpër rrugën kryesore të Vitisë, problem ky për qytetarët veqanërisht për ata që ecin në këmbë gjatë mbrëmjeve.

“Zgjidhja e vetme e këtij problem është përmes ndonjë strehimore, sepse, nuk janë qentë për rrugë, dhe se me vrasjet tyre nuk mund të hyjmë në Europë. Andaj, komunat duhet të jenë për opsionin e strehimoreve”, ka thënë koordinatori Emërllahu.

Tutje thuhet se qentë endacak paraqesin rrezik permanent, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Përveç frikës se mund të sulmohen nga ana e tyre, qytetarët, ndjehen poashtu të rrezikuar edhe për sëmundje që mund të bartin qentë e zgjebosur.

Kurse, situata bëhet edhe më shqetësuese me ardhjen  e stinës së Dimrit, ku frika nga agresiviteti i qenëve endacak rritet edhe më shumë.

“I njejti fat i përcjellë poashtu edhe banorët e fshatrave të Komunës së Vitisë, kuu banorë të shumtë janë të shqetësuar dhe të detyruar t’i përcjellin fëmijët për në shkollë”, ka thënë, koordinatori Emërllahu./GJILANI.INFO/

 

 

PËRGJIGJU