Prehet plepi që rrezikonte jetën e qytetarëve

0

 

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, respektivsht Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Vitisë, pas kërkesave të disa qytetarëve ka intervenuar në prerjen e një druri të llojit “plep” në oborrin e shkollës serbe, po në Viti.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Vitisë, Hetem Jakupi, bëri me dije, se prerja e këtij druri është bërë me kërkesën e qytetarëve, pasi që paraqiste rrezik për qytetarët në veçanti për kalimtarët./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU