Pesëdhjetë pensionistë nga Gjilani në ekskurzion relaksues njëditor

0

 

Janë nisur, sot, për një ekskurzion njëditor 50 pensiontë të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (OKPIP) në Gjilan.

Metush Dubova, drejtor i kësaj Organizate tha se ekskurzioni është organizuar për t’i relaksuar këta pensionistë përmes vizitave që do të bëhen nëpër vendet ku ata s’kanë qenë asnjëherë.

“Pos vizitave, pensionistët gjithashtu edhe do të drekojnë, dhe gjitha këto do të jenë falas, meqë pagesa bëhet nga OKPIP, në Gjilan”, tha, ai.

Sipas tij, vendet të cilat do të vizitohen nga ana e tyre do të jenë: Peja, Rugova, Radevci dhe Burimi, vende këto që do të sjellin përjetime të këndshme dhe relaksime të mjaftueshme për vizitorët në fjalë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU