7.6 C
Gjilani
Tuesday, November 13, 2018
Shaqiri, makthi apo ëndrra e Dimiçit

Shaqiri, makthi apo ëndrra e Dimiçit

0

 

Zyrtarët serbë para ndeshjes vizituan stadiumin Anfield të klubit “Liverpool”, por ajo që bie në sy është sjellja e drejtorit të CV Zvezdes, Bojan Dimiç.

Në videon e postuar në faqen e tij në Facebook, Dimiçi, duke incizuar mjediset e stadiumit, veçmas u ndal në zhveshtoret e klubit “Liverpool”.

Gjatë xhirimeve të Dimiçit, ai u ndal tek vendi i rezervuar i Xherdan Shaqirit, lojtari shqiptar që është i angazhuar te skuadra angleze.

Nga mënyra e të shprehurit, nuk dihet nëse Dimiçi e çmon Shaqirin si futbollist, por ai edhe përmendi emrin e Shaqirit specifikisht dhe me një buzëqeshje cinike.

Bojan Dimiç, një serb që dikur ka jetuar në Kosovë, e që përshkruhet për paaftësi e përlyerje me krimin edhe nga vet mediat serbe, duke qenë një nga drejtorët e klubit të lartpërmendur, javën e shkuar ishte në Liverpul.

Vizita ishte për shkak të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku ekipi serb humbi me rezultat të thellë 4:0.

Sidoqoftë, Shaqiri është makthi ose ëndrra e Dimiçit.

PËRGJIGJU

-->