Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

0

 

Në ditën e Halloween, Teatrit i Gjilanit ka mbajtur shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për fëmijët e Gjilanit, “Hanting Houese”.

Skenografi i shfaqjes “Haunted Houese”, Bekim Korça, ka deklaruar se shfaqja i ka tejkaluar pritjet e tyre, duke i dhënë më shumë kuptim artistik dhe duke i ikur shabllonit të shënimit të Halloween në vitet paraprake.

“Ideja ka qenë që të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për Halloween, t’i ikim shabllonit dhe t’i japim më shumë kuptim artistik. Këtu ka pasur skenar dhe janë ndërtuar shtatë skena të veçanta që prej hyrjes së teatrit. Vërtetë ne jemi impresionuar nga interesimi i madh i fëmijëve për ta parë këtë shfaqje”, ka thënë Korça.

Organizatore e shfaqjes “Hanting Houese” ka qenë Njomëza Kalaveshi, ndërkaq është realizuar nga trupa rezidente e teatrit të Gjilanit. Shfaqjen e kanë parë disa grupe të fëmijëve./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU