Gjilan: U promovua libri “600 aforizma” i autorit Halim Hasani

0

 

Në ambientete hotelit “KRISTAL” të Gjilanit është promovuar libri “600 aforizma”, shkruar nga autori, Halim Hasani. Për librin kanë folur: Hysen Këqiku, redaktor dhe Sevdail Hyseni, recenzent.

“Një prej shumë krijuesve të shquar të aforizmave është edhe Halim Hasani, nga fshati Dobrosin, komuna e Bujanocit, i cili në disa libra grumbulloi mbi 2000 aforizma origjinale, të krijuara mbrenda një periudhe 25 vjeçare, duke derdhur përvojën e tij të urtë, jo vetëm në hapësirën ku jeton dhe vepron”, tha fillimisht redaktori i librit, Hysen Këqiku.

Ai tha se libri më i ri i Halim Hasanit ëshë “600 aforizma” i shkruar pas botimit të librit po ashtu me aforizma ”2400 aforizma”, me të cilin pati sukses të shkëlqyeshëm. Me librin e rradhës “600 aforizma” po e rrit numrin me afër 3000 sish të cilat për peshën që kanë këto thënie të një logjike të kulluar, është shumë sukses i mdh, i cili do admirim  të veçantë.

Sipas tij, Halim Hasani këtë libër e ka rrumbullaksuar me 9 cikle, të cilat paraqesin një rrjedhë të këndshme dhe një gradacion të mrekullueshëm edhe në aspektin e shtrirjes emocionale dhe në atë logjike.

“Ky libër, “600 aforizma”, është i mirë. Autori siç shihet në ciklet e zgjedhura, ka marrë fusha të ndryshme duke i vënë në spikamë ato me të cilat njeriu ballafaqohet në jetën e përditshme. Spikatja e dukurive të ndryshme në aforizma për Halim Hasanin sikur është bërë përditshmëri. Jo vetëm kaq por një luftëtar shumë i përpiktë në përdorimin e figurave, të cilat i zgjedh si armë të fuqishme e të magjishme në artin e tij letrar aforistik”, tha ai.

Redaktori Këqiku ndër tjera ka thënë se aforizmat e Halim Hasanit janë të veçanta edhe për kah mjeshtria e  thurrjes përkatësisht e kompletimit të saj. Ai përveç mjeteve tjera shprehëse e përdorë edhe rimën si një mjet zbukurimi gjuhësor e stililstik. Pjesa më e madhe e tyre e kanë edhe cezurën – prerjen, e cila e zbukuron intonacionin e leximit sepse fuqia emocionuese bie në pjesën e dytë të aforizmës. Atë zbrazjen që e kemi përdorur më lartë me shprehjen “helmin”.

Kurse, recenzenti i librit, Sevdail Hyseni tha se kritika e ka mirëpritur këtë libër, duke theksuar se mund të thuhet lirisht se Halim Hasani për dy dekada e gjysmë është marrë me kultivimin e këtij zhanri dhe deri tash ka shkruar 3 mijë aforizma dhe vazhdon të shkruaj edhe mëtutje.

Sipas tij, me librin titulluar “ 600 aforizma” veç e ka përmbushur një kapitull që thënë me 3 mijë aforizma.

“Në ndarjen në nëntë cikle të këtyre aforizmave, lexuesi mund të gjej edhe vetvetën, shoqërinë, rrethin, tokën tonë dhe lirinë për të cilën njerëzit kanë sakrifikuar për të arritur deri te ajo. Pasi u përmend se është vendosur një humor sa i lehtë edhe i verdhë e i zi, duhet kuptohet se humori i lehtë është te aforizmat që kanë të bëjnë me xhelozinë e dashurinë. Kurse, humor të zi që godet me tehun e satires dhe sarkazmës tradhëtarët e kombit, ata që ia duan të keqen atdheut të tyre”, tha Hyseni.

Ndërkaq duke vlerësuar punë e autorit për librin, tha se, Halim Hasani është mjeshtër i aforizmit, i cili tërë energjinë krijuese e ka derdhur që të na le disa sentenca nga enzorin eksperienca e tij jetësore.

Edhe autori i librit tha pak fjalë për librin duke theksuar se ky zhanër i shkrimeve nuk është i lehtë dhe nuk mund të shkruhet pa inspirim. Nga ana tjetër, falenderoi redaktorin dhe recenzorin e librit “600 aforizma” për vullnetin që i kanë dhënë që ta shkruaj këtë libër./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU