Të ardhurat e Microsoft-it rriten për 10 për qind

0

 

59MicrosoftMicrosoft njoftoi një rritje prej 10% në të ardhurat e saj për tremujorin e dytë të vitit 2013, duke e çuar në një total prej 19,90$ miliardë, më shumë se nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Por shifrat ishin më të vogla se 20.72$ miliardë që ishte parashikuar, të cilat shkaktuan 3% ulje të aksioneve. Microsoft gjithashtu raportoi një fitim neto prej 4.97$ miliardë, shkruan Krokodili.com. “Ngaqë në rezultatet tona ka ndikuar rënia e kërkesave në tregun e kompjuterëve, ne vazhdojmë të shohim kërkesa të forta për shërbimet e kompanive dhe ofertat e cloud, duke rezultuar në të ardhura rekorde këtë tremujor. Ne gjithashtu kemi pasur rritje të konsumatorëve për shërbimet si Office 365, Outlook.com, Skype dhe Xbox LIVE,” tha Microsoft, në një deklaratë.

PËRGJIGJU