Dërgohet në QKUK këmbësori i goditur nga një veturë në Viti

0

 

Në rrugën ”Lidhja e Prizreni“ të Vitisë, gjatë ditës së djeshme, ka ndodhur një aksident trafiku, njoftohet përmes raportit të policisë.

Bëhet e ditur se në këtë aksident ka pësuar lëndime trupore një këmbësor i cili është goditur nga ana e një veturë e cila po ngisej nga një shqiptar.

Derisa i lënduari është dërguar për trajtime mjekësore në QKUK të Prishtinës, përsoni i dyshuar për aksidentin është arrestuar nga policia.

Kurse me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, bëhet e ditur po ashtu nga policia./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU