Ismajli pret në takim një delegacion nga Çamëria

0

 

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur në një takim pune delegacionin nga Çamëria, të cilët, sot, kanë qëndruar në Gjilan për të zhvilluar ndeshjen miqësore në futboll me ekipin e futbollit nga Gjilani.

Në këtë takim, nënkryetari Ismajli ka thënë se të gjitha aktivitetet me karakter sportiv, kulturor dhe ato që kanë të bëjnë me krijimin e urave lidhëse të të rinjve pa dallime, do të mbështeten nga Komuna, sikur që vazhdimisht bëhet një gjë e tillë.

Njëkohësisht, ai ka thënë se Gjilani mirëpret vazhdimisht klube, shoqata dhe aktivitete të ndryshme nga vizitorë të shumtë dhe gjithmonë është në krah të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të vlerave që ka kjo Komunë e cila është qendër e mikroregjionit që lidhë tri shtete./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU