Renovohet kulmi i shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit”në Pozheran

0

 

Në kuadër të projekteve për rivitalizimin e shkollave të komunës së Vitisë, kanë nisur punimet në renovimin e kulmit të shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë shkollë, kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira, kanë vizituar atë.

Kryetari Haliti me këtë rast u shpreh se do të vazhdojnë projektet që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në objektet shkollore edhe më tutje./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU