Hashani: Shkaktarët e zjarreve do të përballen me masa ligjore

0

 

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë, ka ndodh që zjarret të dalin edhe jashtë kontrollit duke shkatërruar: male, fusha, plantacione pemësh, objekte afariste dhe hapësira tjera, madje duke kërcënuar drejtëpërsedrejti edhe jetën e njerëzve.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit pohon se që nga 10 janari e deri më 07 nëntor të këtij viti janë raportuar gjithësejt 44 raste zjarresh e zjarrëvënjesh, brenda këtij rajoni.

Duke iu referuar kësaj situate, ka thënë se policia apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe që në asnjë mënyrë të mos shkaktojnë zjarre në vende të harura, qoftë edhe në pronat e tyre, kur janë në pyetje pastrimet e arave përmes ndezjës së mbeturinave.

“Të gjithë personat, që në çfarëdo mënyre shkaktojnë zjarre, kudoqoftë, do të përballen me masa ligjore. Ndaj tyre do të ketë zero tolerancë, ashtu që do të ngriten kallxime penale dhe rastet e tilla do të dërgohen në Gjykatë, ka thënë zëdhënësi Hashani./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU