Spahiu: Shkaktarët e zjarreve mund të dënohen me burg

0

 

Edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan kërkon kujdes që të mos shkaktohen zjarre nga pakujdesia dhe të qëllimshme në mjedise të hapura apo gjetiu.

“Të mos ndezen hamulloret dhe sipërfaqe të tjera me mbeturina apo materiale tjera të djegshme, sepse, shkaktojnë rreziqe në aspektin e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve, dhe dëme të mëdha në pasuritë dhe të mirat publike e private”, ka tërhequr vërejtjen drejtori i kësaj Drejtorie, Sami Spahiu.

Ai ka kërkuar që në rastet eventuale të ndonjë ndezje zjarri të njoftohet sa më parë që është e mundur, Njësia e Zjarrëfikësve apo Policia e Kosovës, ngase lajmërimi me kohë i shfaqjes së zjarrit mundëson intervenim të shpejtë dhe efikas si dhe lokalizim dhe shuarje të zjarrit.

Sipas tij, kështu edhe përmbushet obligimi qytetar dhe kontribuonhet në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët jetësor nga rreziqet e zjarrit.

Drejtori Spahiu ka bërë me dije se zjarrëvëniet e qëllimshme  dhe të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, neni 365, nga 6 muaj deri në 5 vjet burg./GJILANI.INFO/

 

 

PËRGJIGJU