Kastrati: U finalizua projekti për emërtimin e rrugëve në Komunën e Kamenicës

0

 

Sot është finalizuar projekti për emërtimin e secilës rrugë në tërë Komunën e Kamenicës, projekt ky i cili kapë vlerën prej rreth 60 mijë eurosh.

Ky projekt është shumë i rëndësishëm, sepse përfundimisht do të shenjëzohet secila rrugë, dhe qytetarët do të pajisen me adresa të sakta të banimit.

“Adresat janë elemente bazike të një qyteti modern, andaj edhe jam shumë i lumtur që më në fund edhe Kamenica po plotësohet me këtë element”, ka thënë kreu i kësaj komune, Qëndron Kastrati./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU