Kamenicë: Apelohet për vigjilencë ndaj zjarreve

0

 

Qytetarët e Komunës së Kamenicës të kënë kujdes, e të mos shkaktojnë zjarre me qëllim, apo në mënyrë jo të qëllimshme në mjedis të hapura dhe në vende të pasiguruara; të mos ndezin hamullore dhe sipërfaqe të tjera; mbeturina apo materiale të tjera të djegshme”, ka thënë për qytetarët e kësaj komune, kryetari Qëndron Kastrati.

Sipas tij, këto aktivitete po shkaktojnë rrezik në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve, por edhe dëme të mëdha në pasuritë dhe të mirat publike dhe private.

Kryetari Kastrati, ndër tjerash ka thënë se zjarrëvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale që sanksionohen me ligj, duke kërkuar që rastet e tilla të lajmërohen me kohë për të shmangur rreziqet nga pasojat e zjarreve./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU