7.6 C
Gjilani
Tuesday, November 13, 2018
Pozita po përdorë dy standarde për dialogun

Pozita po përdorë dy standarde për dialogun

0

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i ka kritikuar subjektet e koalicionit qeverisës se po përdorin dy standarde në raport me dialogun Kosovë – Serbi. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto parti ndryshe po deklarohen në opinion rreth këtij procesi e ndryshe po veprojnë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kurteshit, nëse pozita dëshiron të tregojë se është kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi duhet ta votojë projektrezolutën e opozitës.

Ndërkaq dialogun e dy presidentëve në Bruksel, deputeti Kurteshi e ka quajtur ilegal.

PËRGJIGJU

-->