Produktet serbe mund t’i zëvendësojmë me të Shqipërisë e Maqedonisë

0

 

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, tha se ne kemi shumë produkte në vend, Shqipëri, por gjithashtu edhe në Maqedoni, të cilat mund të zëvendësohen me produktet serbe.

“Nuk kemi nevojë më që t’i blejmë ato produkte”, ka thënë Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

Shahini ka thënë se shteti i Kosovës nuk humb asgjë nga ky vendim, por që sipas tij, humbës mund të dalë vetëm Serbia me ato produkte që i fuste brenda territorit të Kosovës.

PËRGJIGJU