Emërllahu: Deponitë ilegale të mbeturinave shqetësuese për qytetarët

0

 

Janë të shumta rastet kur qytetarët ilegalisht formojnë deponi dhe hedhin mbeturina të ndryshme në hapësira publike, por të pakta janë rastet, kur gjobiten për këto veprime, ka thënë koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu.

Sipas tij, vendi ku janë të hedhura mbeturinat, gjendet në afërsi të rrugës Pozheran-Viti, në dalje të fshatit, aty ku është e vendosur edhe tabela nga institucionet komunale, që duket në foto: “Ndalohet hudhja e mbeturinave”.

Por, përkundër kësaj, qytetarëve të pa përgjegjshëm as që u ka bërë përshtypje tabela e vendosur në vendin e lartëpërmendur.

“Ndotja e mjedisit nga kushdo qoftë është dukuri negative dhe shkelje ligjore, e cila duhet të ndëshkohet me gjobë”, ka thënë Emërllahu.

Sipas tij, hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara duhet të ndëshkohet me gjoba meritore me 5 deri në 100 euro , dhe  shqiptimi I dënimit të bëhet në afatin kohor prej shtatë (7) ditësh.

“Inspektorët Komunal për mbrojtje të mjedisit si dhe Policia e Kosovës, të jenë më të ashpër ndaj shkelësve të tillë, me qëllimin më të mirë, që t’a mbrojmë mjedisin dhe shëndetin publik si dhe menagjimin e mirëfilltë të mbeturinave”, ka kërkuar koordinatori, Emërllahu./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU