Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me SHEK “Qëndresa Kosovare”

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, sot, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi parasheh projekte në sektorin social, kulturor e shëndetësor.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me “Qëndresën Kosovare”, e cila mbledhë fonde nga shtete të ndryshme e kryesisht nga Kuvajti, do të bashkëpunojmë në projekte të caktuara”, tha kryetari Kastrati.

Ai tha se u është mirënjohës drejtorit të kësaj shoqate dhe menaxherit, Samir Salihu, për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU