Gjilan: Filloristët dhe arsimtarët e tyre njihen me punën e policisë

0

 

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësitet e Policisë në komunitet nga stacioni policor në Gjilan, me punën e tyre të përditshme, me përkushtimin më të madh kujdesen për nxënësit dhe fëmijët.

“Ata, sot, kanë pritur për vizitë në Qendrën Operative Rajonale, një numër të konsiderueshëm të nxënësve të shkollës fillore “Rexhep Elmazi”, ku nxënësit dhe arsimtarët e tyre janë njoftuar nga oficerët kujdestar se Policia e Kosovës në çdo kohë punon me përkushtim për krijimin e një ambienti të qetë e tê sigurt për të nxënësit dhe fëmijët tanë”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU