Fazliu: Donacioni i butikut “Qëndresa” për fëmijët braktisur i mirëseardhur

0

 

Ditë më parë, pronari i butikut “Qëndresa”, në Gjilan, ka dhuruar një donacion për nevoja të fëmijëve të sapolindur, familjet e të cilëve kanë gjendje të rëndë sociale, si dhe për fëmijët e braktisur të repartit të Neonatologjisë, në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Ky donacion, në repartin e Neonatologjisë, ka arritur përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, kurse përmbajtja e këtij donacioni ishte, me: batanije mbështjellëse, pelena, rroba të brendshme, shporta për bartje, etj., për fëmijët e braktisur të moshës deri 1 vjeçare.

Duke iu referuar këtij donacioni, Zyrafete Fazliu, infermiere kryesore në repartin e Neonatologjisë të Spitalit Regjioanal të Gjilanit, për AL “GJILANI.INFO”, tha se këto ndihma janë të mirëseardhura për nevojat e kësaj kategorie fëmijësh.

Ajo, ka falenderuar donatorin, kurse, këtë bëmirësi, e ka vlerësuar, si një shembull të shkelqyer, për të gjitha ata që kanë, dhe mund të ndihmojnë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU