Dr. Arben Emini ofron shërbime cilësore për pacientët

0

 

Arben Emini nga Nasala e Gjilanit, tash e 6 vjetë, është i licencuar për të punuar si fizioterapeut, i diplomuar në Universitetin Shtetror të Tetovës.

“Gjatë studimeve isha pjesë e Klubeve Futbollistike: “Shkëndija” dhe “Renova”, si asistent i fizioterapisë, në Tetovë. Kurse, pas diplomimit, fillova të punoj në Banjën e Kllokotit, për tri vite”, ka thënë, fizioterapeuti, Emini.

Ai, tha se, pas një eksperience të begatshme, të i ketë lindur idea për hapjen e një ordinance të fizioterapisë në Zhegër të Gjilanit, kurse për realizimin e kësaj ideje të ketë pasur ndikim të jashtëzakonshëm nga disa pacientë që ishin trajtuar, prej tij, në Banjën e Kllokotit.

“Në momentin që bëra ordinancën time, këtu në Zhegër, jam angazhuar për të punuar me profesionalizëm dhe përkushtim të madh, tash e 4 vjet. Dhe pasi nisa punën këtu, fillova edhe të bindem gradualisht, se idea ime, dhe ndikimi i pacientëve për të realizuar këtë synim, ishin të plotësisht të arsyeshme”, tha ai.

Fizioterapeuti, Arben Emini, thotë se gjatë tërë kësaj kohe të ketë qenë edhe fizioterapeut për Klubin Henbollistik “Zhegra”, në Zhegër.

“Me punën tonë korrekte dhe të suksesshme, tashmë kemi mjaftë pacientë, dhe jo vetëm nga Zhegra me rrethinë, Gjilani e Anamorava, por edhe nga Kosova, e jashtë saj. Gjatë këtyre viteve, kemi pas pacientë që kanë ardhur në ordinancën tonë për trajtime fizioterapeutike me shpresa minimale se mund të rehabilitohen, mirëpo, me punën tonë profesionale, që e kemi dhuratë nga Zoti, kemi arritur për t’i rehabilituar”, ka pohuar, ai.

Gjithashtu tha të ketë pasur pacientë që kanë ardhur me karroca shëtitore dhe paterica, për trajtime fizioterapeutike, po në këtë ordinancë, dhe pas disa seancave, të njëjtit janë kthyer në gjendje për të ecur me këmbët e tyre.

“Neve na gëzon fakti kur pacientët vijnë e falenderohen për rezultatet tona profesionale, dhe pranë tyre, ndihemi edhe ne të lumtur”, tha ai.

Ndërkaq duke iu referuar shërbimeve të cilat kryhen në këtë ordinancë, u tha, se këtu trajtohen problemet shëndetësore që kanë të bëjnë: Me dhembjen e qafës, belit, nyjeve, rastet ortopedike muskulore, sëmundjet reumatike, pediatrike, sëmundjet neurologjike (pareza apo paraliza) të ndryshme, etj.

Njoftohet, se për të gjitha këto shërbime, që ofrohen nga ordinanca e këtushme, pacientët duhet të caktojnë terminet përmes telefonit mobil : 044704484, ose Viberit: +38344704484, E-mailit: [email protected] dhe Facebookut: Ordinanca Fizioterapeutike Arbeni./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU