Shala: Taksa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja duhet të rritet

0

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka dhënë detaje rreth vendosjes së taksës për 10 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hecegovina.

Ai ka shpjeguar se propozimin për një taksë të tillë e ka propozuar ai në mbledhjen e Qeverisë, e cila i është miratuar.

“Propozimin e kam bërë unë dhe është miratuar në qeveri”, ka thënë Shala.

Ai ka pohuar se për këtë çështje ka pajtueshmëri të plotë në koalicionin qeverisës.

“Ku vendim është marrë pas një propozimi tim dhe si pasojë e ankesave të njëpasnjëshme të prodhuesve tanë që i kanë shfaqur në MTI në kontinuitet”, ka deklaruar Shala në një intervistë në T7.

“Një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm për Qeverinë e Kosovës. Unë mendoj se masa prej 10 për qind duhet të rritet”, ka theksuar Shala.

PËRGJIGJU