Sektori privat shtyllë e zhvillimit ekonomik

0

 

Sot do të hapet edicioni i dytë vjetor i Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës.

Drejtoresha e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), Nora Zhilivoda tha se konventa vjetore ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovarë të veshmbathjeve, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë dhe të gjithë akterët relevantë në kuadër të industrisë së veshmbathjeve.

“Kjo është hera e dytë që organizojmë këtë aktivitet”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndryshe fuqizimi i sektorit privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës (KAMA) kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.

Ky edicion i dytë përfshinë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga ana e 23 ndërmarrjeve vendore, një pistë të modës me kreacione të punuara në Kosovë si dhe një ekspozitë të dizajneve të finalistëve të konkursit në të cilin studentët e katër kolegjeve të modës garojnë në mes veti për shpërblime.

PËRGJIGJU