Viti: Shënohet dita ndërkombëtare kundër diabetit

0

 

Me rastin e 14 Nëntorit-Ditës Botërore të Diabetit, sot, në qendër të qytetit të Vitisë dhe të Pozheranit është bërë matja e sheqerit në gjak me kalimtarët e rastit. Gjithashtu qytetarët janë njoftuar edhe mbi mënyrën të ushqyerit të shëndetshëm si dhe ju janë shpërndarë broshura informative mbi këtë sëmundje me qëllim të uljes së rrezikut nga diabeti.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë vizituar ekipin mjekësor të cilët po shënonin këtë ditë, në qendër të qytetit, dhe u njohën mbi rezultatet të nxjerra nga matjet që janë bërë tek kalimtarët e rastit./GJILANI.INFO/

 

 

PËRGJIGJU