Dr. Latifi: Numri i rasteve me tuberkulozë në rënje graduale

0

 

Gjatë këtij viti, në Repartin e Pulomologjisë të Spitalit Regjional në Gjilan, janë paraqitur 25 raste për trajtime mjekësore, me sëmundje nga tuberkuloza.

Dr. Xhevdet Latifi, pulomolog, në këtë repart, bëri me dije, gjithashtu, se edhe gjatë vitit të kaluar të jenë paraqitur po për trajtime mjekësore nga e njëjta sëmundje, 46 raste.

Duke krahasuar, numrin e rasteve të këtij viti, me rastet e vitit pararëndës, u tha se numri i rasteve fatmirësisht ka shënuar rënje graduale, anipse, nuk është shumë sinjifikante.

Sipas tij, ndër vite, numri i rasteve të sëmurë nga tuberlukoza vazhdimisht ka shënuar rënje.

Ai tha se e mira qëndron edhe në faktin se ka mjaftueshëm barna dhe material hargjues për trajtimin e kësaj sëmundje, të cilat, tash e disa vite, janë siguruar përmes OBSH, dhe si të tilla jepen falas për pacientët.

“Më të atakuarit nga kjo sëmundje janë personat e moshave mbi 60 vjeçare, por edhe të moshës se re, 15 deri 30 vjeçare, kurse në këtë aspekt, ka një dominim të lehtë, gjinia mashkullore”, ka thënë pulmologu, Dr. Latifi.

I pyetur për AL “GJILANI.INFO”, se a vazhdon të mbetet kërcënim serioz për shëndetin publik, kjo sëmundje, ai, tha: “ Meqë është sëmundje ngjitëse, dhe njerëzit lëvizin gjithandej, ku edhe kanë mundësi të mëdha kontaktesh, nga ky aspekt mund të shihet rreziku, mirëpo, është një shpresë, se ka rënje të rasteve të sëmurë nga tuberkulozi”.

Dr. Latifi tha se kjo varet edhe nga imuniteti që ka organizmi, duke theksuar se janë të rrezikuar të gjithë personat që kanë rënje të imunitetit dhe që bien në kontakt me përsonat e sëmurë nga tuberkulozi.

Sipas tij, faktorë që ndikojnë në rënjën e imunitetit janë: mosha, ushqimi jo cilësor, përdorimi i disa barnave, etj.

Ai tha se janë pesë simptome karakteristike që e karakterizojnë këtë sëmundje, si: Kolla me këlbazë për tri javë, temperatura në orët e pasditës dhe mbrëmje, humbja e oreksit dhe peshës trupore, si dhe djerësitjet gjatë natës.

Dr. Latifi, tha se gëzon fakti që qytetarët tashmë kanë filluar të edukohen dhe vetëdijësohen, se edhe kjo sëmundje, duhet të lajmërohet dhe trajtohet sikur sëmundjet tjera, e jo të paragjykohet, si dikur, se tuberkuloza është sëmundje e turpit (marres)./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU