Agjenti i Hysajt: Chelsea e kërkon ende

0

 

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pëlqehet nga skuadra londineze.

Elseid Hysaj ishte kërkuar shumë nga Chelsea, që nga emërimi i Maurizo Sarrit në stolin e “Bluve”.

Por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk ka lejuar largimin e shqiptarit nga skuadra.

Sipas agjentit të futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, Chelsea ende nuk ka hequr dorë nga Hysaj.

“E kërkon Chelsea? Kur e sheh që te Napoli po luan Malcuit dhe dëgjon se ata po kërkojnë lojtarë tjerë në këtë pozitë, e kupton se ka kërkesa për Hysajn”, ka thënë Giuffredi.

“Ata që thonë ndryshe janë të keqinformuar. Hysaj është një futbollist që mund të luaj shumë mirë në futbollin anglez, pasi është lojtar fizik dhe shumë klube janë vënë pas tij”.

“A vlen Hysaj 50 milionë euro? Për mua vlen 60 milionë”, ka përfunduar agjenti i futbollistit shqiptar.

PËRGJIGJU