“Dardanët” bëjnë historinë, shkatërrojnë Azerbajxhanin

0

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka bërë historinë.

“Dardanët” deklasuan Azerbajxhanin, me rezultat 4-0, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Kosova bëri një super-ndeshje, duke qenë ekip dominues plotësisht në terren, dhe duke siguruar kualifikimin në garat e play-offit të kësaj ligë, pa asnjë humbje.

13 mijë tifozë sonte panë një spektakël nga djemtë tonë, të përkrahur fuqishëm nga “Dardanët”.

Arbër Zeneli ishte padyshim hero i kësaj fitore të madhe, duke shënuar het-trike në minutën e 2-të, 50-të dhe 76-të.

Ndërsa, një gol për fitoren e artë të Kombëtares sonë, e shënoi mbrojtësi Amir Rrahmanin në minutën e 61-të.

Kosova e cila po rritet nga ndeshja në ndeshje, prek një fitore të madh dhe një gjigant për garat e metejme në këtë ligë joshëse.

Kombëtarja jonë në play-off do të ndeshet me Maqedoninë, sfidë kjo që do të luhet në Shkup.

PËRGJIGJU