Shatri sqaron vendimin për taksën 100 % ndaj Serbisë

0

 

Këshilltari ekonomik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri, ka folur për gazetën “Epoka e re” rreth vendimit të sotëm të Qeverisë për vënien e taksës 100 për qind për produktet ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se 100 për qind është bllokadë ndaj produkteve të Serbisë.

“100% është bllokada për produkte por taksa mbrojtëse është në fuqi. Kjo i bie për të gjitha mallrat e Serbisë 100% janë të përfshira në taksë, e që të gjitha mallrat e kanë 10% taksën”, ka deklaruar ai.

“Sa u përket mallrave që prodhohen nga firmat e huaja, që e kanë selinë në Serbi ato nuk kanë taksë mbrojtëse. Për shembull një firmë e Gjermanisë që ka selinë në Serbi për mallrat e asaj firme na nuk qesim taksë”.

PËRGJIGJU