Ndahen 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës

0

 

Qeveria a e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë mbledhjes ka kërkuar ndarjen e këtyre mjeteve.

Gashi ka thënë se kombëtarja ka shënuar një sukses të shkëlqyer.

“Kombëtarja ka shënuar rezultate të shkëlqyer, dhe duke marr parasysh kualifikimi në këtë faze, në koordinim më kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe kryeministrin Haradinaj, kërkoj të ndahen 500 mijë euro për Kombëtaren” ka thënë Gashi.

PËRGJIGJU