Interneti në Kinë përdoret nga 600 milionë njerëz

0

 

59internet-kine1Sipas të dhënave zyrtare të shtetit me numrin më të madh të banorëve në botë, në Kinë momentalisht ka 591 milionë shfrytëzues të internetit, në saje të rritjes prej 20 për qind të përdoruesve të telefonave të mençur dhe pajisjeve tjera pa tel (wireles). Qendra kineze për informim mbi rrjetet e internetit (CNNIC) njoftoi se nga fundi i muajit qershor të këtij viti ka pasur 10 për qind më shumë shfrytëzues të internetit sesa një vit më parë. Numri i shfrytëzuesve të rrjeteve wireles është shtuar në 464 milionë. Autoritetet komuniste të këtij shteti inkurajojnë shfrytëzimin e internetit për qëllime afariste dhe për arsimim, por përpiqen të bllokojnë qasjen në materiale që vlerësohen se janë subversive apo të pahijshme, raporton agjencia e lajmeve AP, transmeton Albeu. Sipas të dhënave më të reja të CNNIC, rreth 44 për qind e popullatës (të moshave të ndryshme) shfrytëzojnë internetin. Autoritetet kineze vitin e kaluar kanë shtuar kontrollin mbi internetin, pasi rrjetet sociale dhe ueb faqet e tjera kanë luajtur rol kyç gjatë protestave që kanë sjellë deri te rëniet e regjimeve në Egjipt dhe Tunis.

PËRGJIGJU