Certifikohen 30 persona të trajnuar për ushqime tradicionale, blegtori dhe përpunim perimesh

0

 

Sot në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për 30 persona të cilët kanë ndjekur trajnime në fushën e përgatitjes së ushqimeve tradicionale, të blegtorisë si dhe të përpunimit të perimeve.

Këta trajnime që kanë zgjatur nga 36 orë janë zhvilluar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të rinjve në sektorin e bujqësisë” nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Në ndarjen e këtyre certifikatave nga IADK e pranishme ishte Havzie Veseli kurse nga DBZHR e Vitisë, Granit Abdyli. Të dytë folën mbi rëndësinë që ka aftësimi i të rinjve në sektorë të ndryshëm./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU