Nxënësit e shkollës “Kenan Halimi”në Skifteraj, përfitues të një donacioni

0

 

Shkolla e Mesme e Ulët “Kenan Halimi” është shkolla e radhës që përfiton një donacion nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, e që ka të bëjë me pajisjen me dollap për vendosjen e librave shkollor.

Ky donacion ka për qëllim lehtësimin për nxënësit të cilët nuk do të kenë mundësi ti bartin çantat në relacionin shkollë-shtëpi.

Furnizimi me dollap u bë për të gjitha klasët e kësaj shkolle, ndërkohë që po ashtu zgjidhje i është bërë edhe arkivës së shkollës e gjithashtu edhe personelin arsimor.

Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini, në solemnitetin e pranim dorëzimit të këtyre dollapëve në shkollën “Kenan Halimi, u shpreh se ky nuk do të jetë investimi i vetëm që bëhet për shkollat, pasi që donacione të tjera të radhës do të ketë edhe në shkollat tjera të komunës së Vitisë. Si të tilla do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve si për nxënës, gjithashtu edhe për personelin arsimor dhe teknik./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU