Zbulohet objekti më i largët hapësinor në Sistemin Diellor

0

 

Një grup astronomësh kohët e fundit, duke përdorur një teleskop në vullkanin Mauna Kea në Havai, arritën të gjenin objektin më të largët në Sistemin Diellor.

Fillimisht i quajtur “2018 VG18”, objekti u quajt “Farout” (larg), për shkak të një distance rekord nga Dielli, transmeton KosovaPress.

Objekti ndodhet në një distancë prej 120 njësi astronomike dhe një njësi astronomike përfaqëson masën e distancës mesatare të përafërt të Tokës nga Dielli. Kjo do të thotë se objekti është larg Diellit gati 18 miliardë kilometra.

Objekti misterioz, për të cilin ka pak njohuri, është rreth 24 njësi astronomike nga objekti i dytë më i largët në sistemin diellor – Eride, planeti më i madh xhuxh të njohur në botë, që ka 96 njësi astronomike nga Toka.

Për krahasim, planeti më i largët xhuxh që rrethon Toka përreth – Plutoni, nga Dielli është 34 njësi astronomike.

Zbulimi i “2018 VG18” nuk ishte tërësisht aksidentale, pasi ekipi i shkencëtarëve kërkonin një hapësirë të thellë në kërkim të këtyre objekteve.

Ata po kërkonin Planetin X, i cili supozohet të gjendet në pjesën e jashtme të Sistemit Diellor, dhe me gravitetin e tij të fortë tërheq objekte të tjera të vogla të hapësirës.

Shkencëtarët besojnë në mundësinë që “2018 VG18” u tërhoq nga Planeti X në një distancë kaq të madhe nga Dielli.

PËRGJIGJU