Zaev s’kandidon për president

0

 

Shumica e qytetarëve të anketuar e shohin kryeministrin Zaev si president.

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Zaev, siç njoftojnë burime qeveritare, mbështet mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale, por ajo duhet të kërkohet edhe nga partnerët e koalicionit dhe disa prej tyre nuk e mbështesin idenë, njofton “Zhurnal”.

Shumica e qytetarëve të anketuar e shohin kryeministrin Zaev si president, sipas një sondazhi të publikuar ditë më parë. Zaev duket gjithashtu edhe si një kandidat më konsensual. Për të, do të votonin shumica e maqedonasve dhe shqiptarëve.

Si kandidat i mundshëm konsensual, i cili është një qëndrim i mbështetur nga BDI—ja, numri më i madh i maqedonasve dhe shqiptarëve janë për kryeministrin Zaev. Rreth 10.2 për qind e maqedonasve dhe 11.2 për qind e shqiptarëve do të votonin për të. I dyti do të jetë Nikolla Dimitrov, dhe i treti Stevo Pendarovski.

PËRGJIGJU