Shqiprim Arifi: Kuadrot shqiptare po diskriminohen në konkurset e institucioneve shtetërore

0

 

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi reagon ashpër lidhur me emërimin e kandidatit nga Komuna e Prokuplës për gjykatës në Gjykatën për Kundërvatje në Preshevë. Në reagimin e kryetarit të komunës potencohet pakënaqësia e pushtetit lokal për diskriminimin permament që po u bëhet kuadrove shqiptare në konkurset e shpallura për pozita të caktuara në institucionet shtetërore.

Shembull më i freskët është konkursi për përzgjedhjen e një gjykatësi në Gjykatën për Kundërvatje në Preshevë që ishte shpallur më datë 20 qershorë 2018 nga Këshilli i lartë Gjygjësorë. Në këtë konkurs nga komuna e Preshevës konkurruan 4 kandidatë, të cilët i plotësonin kushtet e konkursit. Në situatën në të cilën gjendemi si komunë me problematikën e nostrifikimit të diplomave, numri i kandidatëve që i plotësonin kushtet e konkursit ishte inkurajues dhe shpresëdhënës për përfshirjen e shqiptarëve të komunës sonë në Institucionet shtetërore.

Më datë 25.12.2018, Këshilli i lartë Gjygjësorë shpalli vendimin e emërimit të një kandidati nga Komuna e Prokuplës me të cilën po bëhet injorim i kuadrove nga komuna e Preshevës.

Kryetari Arifi këtë veprim e ka vlerësuar si veprim diskriminues e që nuk i ndihmon përmirësimit të situatës në vend dhe nuk çon kah zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen kuadrot shqiptare të komunës së Preshevës. Për këtë shqetësim do të ngrisim zërin dhe të ankohemi në të gjitha instancat qendrore dhe ndërkombëtare ka thënë ndër të tjera në reagimin zyrtarë për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/

PËRGJIGJU