Rihanna me album të ri

0

 

Ylli i muzikës pop Rihanna gëzoi miliona fansa me informacionin që ajo kishte në profilin e Instagramit, se do të lansojë një album të ri në vitin 2019 pas gati tre vjetësh.

E gjithë kjo ishte nisur përmes Instagram, ku një nga përdoruesit kërkoi të di nga këngëtarja se kur po planifikonte lansimin e një albumi të ri.

“Në të njëjtën kohë punoj në linjën time të brendshme, make-up, kam bërë një film, dhe ka edhe disa projekte të tjera. Kur muzika të jetë gati, nuk duhet të pyesni për të. Por së shpejti”, iu përgjigj Rihanna.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe tifozët e pyetën përsëri këngëtaren nga Barbadosi kur ajo do të lëshonte këngë të reja, të cilave ajo u përgjigj me vetëm – 2019.

Rihanna lansoi albumin e fundit ANTI në vitin 2016, kur ajo e befasoi turmën nëpër botë me një muzikë pak të errët dhe mungesën e këngëve “pop-dance-r’n’b”, me të cilën ajo është e njohur që nga 2005, kur u shfaq në skenë.

PËRGJIGJU