Xhaferi president shteti nëse nuk ka census në zgjedhje

0

 

Nëse nuk sigurohet një census prej 40% të votuesve për të zgjedhur presidentin e Maqedonisë në raundin e dytë të zgjedhjeve të ardhshme, atëherë Talat Xhaferi do të marrë përsipër postin e presidentit.

Kurse pastaj nëpërmjet ndryshimeve të reja kushtetuese që do të nisë qeveria, kreu i shtetit do të  zgjidhet në Kuvend, njoftojnë burime qeveritare, transmeton “Zhurnal”.

Në vend të zgjedhjeve të drejtpërdrejta në të cilën njerëzit duhet të vendosin se kush do të udhëheqë vendin, qeveria mendon se vetëm me shumicën në Kuvend mund të arrijnë presidentin.

Sipas afateve ligjore, më 2 ose 3 shkurt, Xhaferi ka njoftuar tashmë se duhet të publikohet vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale. Pasi që mandati i presidentit Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj, pritet që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prillit.

PËRGJIGJU