Biznesmeni shqiptaro-zviceran thotë se në Maqedoni s’ka kushte për investime të diasporës

0

 

Gjatë reportazheve të zhvilluara në kuadër të emisionit “Me Diasporën” vërehet se shumë biznesmenë shqiptarë në diasporë me prejardhje nga Kosova, investojnë edhe në vendlindje, raporton “LAJM TV”.

Për dallim prej biznesmenëve me prejardhje nga Kosova, ata me prejardhje nga Maqedonia nuk mund të lavdërohen me investime në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.

Jo që u mungon dëshira për të investuar në vendlindje, mirëpo thonë se hasin në pengesa të pakapërcyeshme.

Shteti, thonë ata, nuk është i hapur për investimet e diasporës siç deklarojnë politikanët, thotë Naser Sulejmani me prejardhje nga Haraçina e Shkupit, që jeton në Sion të Zvicrës.

PËRGJIGJU