TIKA rikonfirmon gatishmërinë për ndërtimin e çerdhes në qendër të Gjilanit

0

 

Organizata Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar gatishmërinë për mbështetjen ndaj Komunës së Gjilanit në sektorin e arsimit, në veçanti për ndërtimin e çerdhes në qendër të qytetit.

Gatishmëria për mbështetjen e këtij projekti ka ndodhur në takimin mes drejtorit të TIKA për Kosovë, Hasan Burak Ceran dhe drejtorit të Arsimit, Nazim Gagica.

Po ashtu, në takim është konfirmuar mbështetja edhe për projektet tjera të përbashkëta infrastrukturore në shkollat e komunës për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit, sikurse edhe ajo lidhur me fillimin e mësimit gjithëditor në SHMU “Nazmi Hoxha”.

Drejtori i DKA, Nazim Gagica, e ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, ndërkaq u bë e ditur që në janar pritet të konkretizohet bashkëpunimi dhe detajet e këtyre projekteve./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU