7.6 C
Gjilani
Wednesday, January 16, 2019
Historia interesante e jetës së Gabriel Garcia Marquez

Historia interesante e jetës së Gabriel Garcia Marquez

0

 

Gabriel García Márquez është një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave, megjithatë rruga e tij drejt kupolës së letërsisë nuk ishte e shtruar, madje ishte e pazakontë.

Historia e jetës së tij është krejt e kundërta e atyre sipas të cilave vetëm ai që është i lindur me pasion dhe mbi të gjitha arrin të kthejë në realitet ëndrrat e fëmijërisë është i destinuar për të lënë shenjë në fondin kulturor.

García Márquez nuk kishte qëllime për të arritur kur ishte i vogël, ose të paktën nuk ishte i qartë për to. Kur ishte fëmijë, García Márquez donte të bëhej muzikant. “Ëndërroja të shëtisja vende të ndryshme dhe të  këndoja, më dukej si mënyrë më e mirë për të treguar histori”,- shkruan ai në një autobiografinë e tij, duke shtuar:

“Nuk kam pasur kurrë as kurajën dhe as sensin e pavarësisë si im vëlla, Luis Enrique, i cili gjithë jetën bëri veç atë që donte realisht të bënte dhe ishte i lumtur, pavarësisht pritshmërive të prindërve”.

Pritshmëritë e prindërve të Gabos ishin të larta. Gabo kishte qenë gjithmonë një student i shkëlqyer, një fëmijë gjeni dhe aspak problematik. Gjyshja e tij madje e quante fëmija perfekt. Në shkollën e mesme gjërat po ndryshonin.

I pakënaqur me shkollën, ai nisi të shoqërohej me djem jo të nivelit të tij dhe madje të pinte alkool. Prindërit e tij, sigurisht, u shqetësuan nga një ndryshim i tillë. García Márquez kujton një bisedë me të ëmën në kohën kur sapo kishte hyrë në të 18-at.

“Nuk di çfarë duhet të bëjmë”,- i tha  ajo pas një heshtjeje të gjatë. “Nëse ia themi të gjitha këto babait tënd ai do të vdesë në vend nga hidhërimi. Nuk e kupton që ti je krenaria e kësaj familjeje?”

Për ata ishte shumë e thjeshtë. Meqë nuk kishte asnjë mundësi të bëhesha mjek i njohur si im atë për shkak të mungesës të parave, ata shpresonin që të paktën të bëhesha profesionist në një zanat tjetër.

“Nuk do të bëhem asgjë”,- i thashë nënës. “Refuzoj të më impononi diçka që nuk dua ta bëj dhe të bëhem. Nuk dua të bëhem çfarë ju doni që të bëhem, apo më keq akoma, çfarë qeveria do që unë të bëhem”.

“Thonë që nëse mundohesh mund të bëhesh shkrimtar i mirë”,- ia priti e ëma.

Nuk kisha dëgjuar kurrë asgjë të tillë në familje. Është pak të thuash  që e prita me habi.

“Nëse do të bëhesh shkrimtar, duhet të bëhesh një shkrimtar i madh dhe sot nuk ka më të tillë”, – i thashë sime mëje. “Ka mënyra më të mira për të vdekur urie”.

E megjithatë, mjaftoi ky diskutim që Gabo jo vetëm të bëhej shkrimtar, por të bëhej shkrimtar i madh. 4 dekada më vonë ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi./botimeshqip/

PËRGJIGJU

-->